Pas shumë polemikave dhe zërave të ditëve të fundit në Spanjë se ku do të zhvillohet finalja e Copa Del Rey Barcelona-Alaves. Më në fund Fedetata e Spanjës e ka vendosur stadiumin. Do të jetë Madridi apo më saktë stadiumi Vicente Calderon i Atleticos, mikëpritës i finales së madhe e cila luhet me 27 maj.

Ditëve të fundit flitej se Barcelona kërkonte të jetë Santiago Bernabeu stadiumi në të cilin do të luhej finalja, por shumë shpejt mori përgjigje negative nga presidenti Florentino Perez, derisa nga ana tjetër Alaves kërkonte të jetë mikëpritës stadiumi San Mames i Atl.Bilbaos.

Artikulli paraprakKy është “PISI”,më i madh i futbollit holandez (VIDEO)
Artikulli tjetërLamtumirë Wenger, trajneri i njohur pranë Arsenalit