Një lajm i madh për skuadrën italiane Ferrari dhe tifozët e vet.

Piloti gjermani, Sebastian Vettel e ka vazhduar kontratën me skuadrën më të famshme në Formula1, deri në vitin 2020, shkruajnë mediat evropiane përcjell Korneri.net.
Kampioni i katërfishtë botëror (2010, 2011, 2012 dhe 2013), është marr vesh me Ferrarin edhe pse bisedimet për vazhdimin e kontratës kishin filluar ende pa nis edicioni i ri.

Vettel deri më tash gjatë karrierës së tij ka fituar në 46 gara, ka mbledh 2310 pikë, ka qenë në podiumin fitues 94 herë dhe ka siguruar plot 48 herë pole position.
Gjatë ditës ai do të mundohet sërish të jetë më i shpejti në pole position për Çmimin e Madh të Belgjikës. /Korneri.net

Artikulli paraprakEmre Can te Juventus, por…
Artikulli tjetërInter, më afër Mustafi se Mangala