Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri i ka konfirmuar redaksisë së sportit në Klan Kosova se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, me datë 29 maj do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sipas Vokrrit, kjo miqësore vëllazërore do të zhvillohet në Cyrih të Zvicrës.

Sigurisht, ky do të jetë një rast i mirë për krejt shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe shtetet përreth ta ndjekin këtë miqësore.

Artikulli paraprakLRF Prishtinë: Hidhet shorti për ndeshjet finale të garave të Play OFF-it
Artikulli tjetërZyrtare: Orari ndeshjeve të Vala Superligës