Shtyrja për kalimin përfundimtar të aksioneve të Milanit pa dyshim do të ndikojë në merkaron e janarit.

“Fininvest dhe Sino-Europe Sports” së fundmi kanë arritur një marrëveshje për të blerë përfundimisht skuadrën e Milanit, shkruan “Calciomercato.it”

Më 3 Mars të vitit 2017 është data e fundit kur skuadra e kuqezinjve pritet të kalojë në dorën e investitorëve kinezë, si pjesë e shtyrjes, SES ka pranuar të paguajë 100 milionë euro shtesë mbi 100 milionë eurot e deponuara fillimisht.

Shtyrja e datës fillimisht e planifikuar për 13 dhjetor do të ketë pasoja në tregun e transferimeve, me Adriano Galliani do të mbetet pikë referimi për afatin kalimtar të janarit, duke pritur për hyrjen zyrtare të shoqërisë Fassone dhe Mirabelli.

Nën drejtimin e Montellas, Milani është duke kaluar një periudhë të mirë pasi renditet në vendin e 3-të që do të thotë pjesëmarrje sezonin e ardhshëm në Champions League.

Artikulli paraprakZbulohet prapaskena: 18 minutat që i shpëtuan jetën Messit!
Artikulli tjetër“Football Leaks” zbulon sekretet e kontratave të lojtarëve