Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci i ka dhënë fund spekulimeve pasi ditën e sotme ka rinovuar kontratën me “Zonjën e Vjetër”.
Bonucci ka vazhduar kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2021 duke i mbyllur në këtë mënyrë derën skuadrës së Manchester Cityt e cila ishte interesuar për të marrë shërbimet e tij, shkruan “Calciomercato.it”.