Leicester City, kampioni aktual anglez ka kryer punë me Sporting Lisbonën prej nga për 29.7 milionë funte (rreth 35 milionë euro) do të sjell sulmuesin e jashtëzakonshëm Islam Slimani. I shumë kërkuari nga gjysma e Evropës, megjithatë karrierën do ta vazhdojë në Premier League pasi vetëm ditë më pak oferta e parë e Leicester prej 25 milionë funte ishte refuzuar, por e dyta ishte e papërmbajsthme për klubin e njohur portugez. Slimani duhet t’i nënshktrohet vizitave mjekësore shumë shpejht pasi pas mesnatës përfundon afati kalimtar veror.

Tash e tutje Jamie Vardy do të ketë konkurrencë shumë fortë në fazën e sulmit, pasi Slimani është sulmues i lindur.

 

Artikulli paraprakFiorentina ia merr Barcelonës talentin e ri Toure (Video)
Artikulli tjetërZyrtare: Nasri te Sevilla