Një gjyqtar i njohur mirë nga shqiptarët do të drejtojë nesër ndeshjen e Shkodrës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ai është turku Hüseyin Göçek, (me ndihmësat, Mustafa Eyisoy e Kemal Yilmaz) që e ka arbitruar edhe më parë kombëtaren tonë: në sfidën miqësore të Stambollit në vitin 2012 mes Shqipërisë dhe Iranit (1-0 me një gol të shënuar nga Emiljano Vila) dhe në miqësoren e vitit 2010 mes Shqipërisë dhe Maqedonisë (0-0).

Göçek ka gjykuar edhe Skënderbeun në 28 Korrik të vitit 2015 në fitoren ndaj Milsamit në Moldavi (2-0).

Artikulli paraprakShqipëri – Maqedoni, tension brenda dhe jashtë fushës
Artikulli tjetërPrestigjozja britanike: Kosova del nga shkretëtira e futbollit për ndeshjen e parë eliminatore