Ndeshja e sotme në “Minatori” ndërmjet Trepçës dhe Pejës në kuadër të xhiros vijuese të Ballkan Ligës nuk do të vazhdojë për shkak se për një gjë të tillë vendosën delegati dhe gjyqtarët e ndeshjes me urdhër të kryetarit të BIBL Shai Striks.
Kujtojmë që ndeshje u ndërpre te rezultati 47:54 pas hudhjeve të gjësendëve në parket.
Pas vendimit të ndërprerjes së ndeshjes, Trepçën e pret dënim i madh prej 5000 euro dhe 1 deri 3 ndeshje pa shikues si vendas.