Trepça 89 vazhdon të përforcohet nga rivali lokal Trepça.89shi gjatë ditës ka zyrtarizuar sulmuesin e talentuar të Trepçës, Hasan Hyseni një prej futbollistëve më të mirë të “Xehtarëve”, stinorin vjeshtorë.

Hyseni është përforcimi i tretë që vie nga Trepça, pas dyshës Enes Manxholli e Buajar Rama, që më heret kishin marrë vendim të tillë.

Hyseni do të jetë pjesë e futbollistëve të Trepçës89, të cilët do të udhëtojnë jashtë vendit për përgaditje të stinorit pranverorë.

Trepça 89 është kampion vjeshtorë i Kosovës, dhe me këto përforcime e ka seriozisht të luftojë deri në fund të shpallet kampion i Kosovës, në fund të edicionit.

Artikulli paraprakArdhmëria e tij e dyshimtë
Artikulli tjetërFOTO/ Blerja e fundit e Milanit gati për testet mjekësore