Klubi futbollistik Trepça ’89 ka vazhduar t’i përforcojë radhët e veta me futbollistë të huaj.

Mitrovicasit së fundmi kanë prezantuar dy ardhjet e reja nga Brazili. Fjala është për mbrojtësit brazilianë, Vago Avgusto dhe Marco Tulio, transmeton KTV.

Lajmin e ka bërë zyrtar faqja zyrtare e klubit në rrjetin Social Facebook, teksa ka postuar edhe disa foto gjatë prezantimit të tyre, ku brazilianët kanë pozuar me fanellën e ekipit mitrovicas.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Bekim Shotani e ka nisur për mrekulli sezonin e ri të parë pas pranimit me të drejta të plota në arenën ndërkombëtare, me dy fitore nga dy ndeshjet e para, ndaj Gjilanit në udhëtim dhe ndaj Dritës në Shtëpi.

Artikulli paraprakKosova në epërsi pas pjesës së parë ndaj Ukrainës
Artikulli tjetërShqipëri – Maqedoni, ja bilanci i “kuqezinjëve”