Unai Emery lajmëroi largimin e tij nga PSG disa javë para përfundimit të kampionatit vendas në Francë.
Por një javë para fundit të Ligue 1, PSG ka prezantuar trajnerin e ri. Do të jetë gjermani, Thomas Tuchel, ai që do të marrë drejtimin në “Parc de Prince”.
Tuchel që ishte i pa punë që pas largimit nga Dormund në 2017, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSG.
“Është një gëzim i madh, krenari dhe ambicie që unë i bashkohen këtij klubi të madh që është Paris St-Germain”, tha Tuchel.
Ndërsa presinderi Nasser Al-Khealifi tha: “Tuchel është një nga trajnerët më konkurrues në Europë që ka arritur nivele të larta në vitet e fundit”.