Livio Malaj është emri i ri që u shtohet futbollistëve shqiptarë që luajnë jashtë vendit dhe ky është një rast i veçantë, pasi ëshyë ndër të paktët lojtarë që kalpjnë nga Shqipëria te një klub gjigant si Olimpiakosi.

Portieri i ditëlindjes 2001 është tashmë pjesë e klubit grek dhe ka firmosur kontratë 5-vjeçare, me opsion zgjatjen e saj. Në Shqipëri Malaj është rritur te F.C.Internacional Tirana dhe talentin e tij e ka pikasur edhe trajneri Xhemal Mustedanagiç, i cili e ka grumbulluar me Kombëtaret U-15 dhe U-17.

Vetëm 15 vjeç, Malaj është 1.90 i gjatë dhe te klubi grek nuk kanë pritur gjatë, për të mos humbur një talent shumë premtues.

Hapi i madh u hodh, tani e ka vetë Malaj në dorë, sepse rritet në klub serioz, ku do të ketë të gjitha mundësitë të kthehet në një futbollist profesionist e me të ardhme të madhe, për veten, por edhe Shqipërinë.

Artikulli paraprakGaliani dështon sërish në merkato, protestojnë tifozët
Artikulli tjetërHiguain: I lumtur për golin, ia dedikoj të gjithë tifozëve