Talenti 17-vjeçar Franz Pjetri ka zyrtarizuar sot transferimin te skuadra e Udinese-s.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur që në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa ditën e sotme sulmuesi ka zyrtarizuar kalimin te skuadra e Serie A.

Lojtari shqiptar ka lindur në Itali, por në vitin 2010 ishte zhvendosur së bashku me familjen në Australi, ku ishte bërë pjesë e akademisë së Eastum United, ndërsa tashmë ai është rikthyer në futbollin evropian.

Franz Pjetri është grumbulluar më parë edhe nga kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve, duke zhvilluar edhe tre ndeshje.

Artikulli paraprakLegjenda holandeze: Nuk e pranoj dot Milanin me pronarë kinezë
Artikulli tjetërZyrtare: Formula 1 me pronar të ri