Me ndërrimin e orës tashmë është lajm zyrtar edhe ndryshimi i orarit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës dhe Digitalb Kupës, mëson ekskluzivisht “Korneri.net”.

Në mesjavë, më saktësisht ditën e mërkurë zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, Trepça – Besa dhe Drenica – Llapi, ku të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 14:00.

Nga ana tjetër në vikend ndeshjet e vlefshme për Vala Superligë do të zhvillohen me terminin e ri, pra nga ora 15:00.

Artikulli paraprakSuso dëshpron “Rossonerët”
Artikulli tjetërZidane nuk e do dështimin e tretë radhazi në merkato….