Ishte përfolur si lajm tash e sa muaj, por më në fud vjen edhe zyrtarizimi. Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, e ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021, dhe pa dyshim paralajmëron se karrierën do të përmbyll me shumë gjasa te katalunasit. Deri atëherë Suarez do t’i ketë 34 vjet, dhe ngadal do të duhej të mendonte për penzionim, edhe pse në ditët e sotme lojtarët po luaknë pa problem edhe deri në moshën 37-38 vjeçare.

Klauzola e tij tashmë është 200 milionë euro. Suarez është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, dhe në 76 paraqitje ka shënuar 66 gola.

Artikulli paraprakE pabesueshme, por e vërtetë: Rezerva e Chelsea bëhet lojtari i tretë më i paguar në botë
Artikulli tjetër“Bomba” e mengjesit: Taulant Xhaka kërkohet nga Barcelona