Më nuk është opsion. Është definitive. Stadiumi nacional i futbollit do të ndërtohet në fshatin Korroticë të Drenasit, përballë Parkut të Biznesit, e jo ku ishte planifikuar nga Qeveria e kaluar – në Bërnicë të Poshtme.

Këtë e ka konfirmuar të enjten ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka kërkuar nga zyrtarët e Departamentit të Sportit që sa më shpejt të nisin punën për kompletimin e dokumentacionit për të proceduar tutje rreth projektit në Drenas, që nuk dihet saktë kur do të nisë, kur do të përfundojë e as kush do të investojë. E vetmja gjë e qartë është premtimi i bërë para tre vjetëve e gjysmë.

Artikulli paraprakMarseille fitoi, Salzburg barazoi dhe mbajti kryesimin e grupit
Artikulli tjetër“Po marr pjesë i gjallë në funeralin tim”, habit deklarata e Montella