Edhe një lajm i madh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Luciano Spalletti edhe zyrtarisht nuk është më trajner i Romës, dhe me shumë gjasa shumë shpejt më së largu të martën (siç e kemi shkruan para pak ditësh), do të emërohet trajner i Interit, shkruan Korneri.net.
Klubi kryeqytetas ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se Spalletti nuk është më trajner i Romës, ndërsa klubi e ka falënderuar për punën e tij dhe kontributin e dhënë.

Në ora 13.00 është paraparë një konferencë për shtyp në të cilët Spalletti do të njoftoj të gjithë për arsyejen e largimit edhe pse është falënderuar tek lojtarët që arriti të mbyll kampionatin në pozitën e dytë. Te Roma sigurtë do të vije dikur lojtari deri sot trajneri aktual i Sassuolos, Euzebio Di Francesco. /Korneri.net

Artikulli paraprakKessié arriti për vizita mjekësore
Artikulli tjetërStatistikat e edicionit 2016/17, në Serie A kampionati me më shumti gola