Kryesia e Sigal Prishtinës në një komunikatë për media ka konfirmuar largimin nga Balkan League, pasi synimi i klubit është që në edicionin e ardhshëm të merret pjesë në një garë më prestigjoze.

Ju njoftojmë që pas 4 vitesh pjesëmarrje në Ligën Ballkanike SIGAL UNIQA BIBL, garë në të cilën fituam dy herë titullin kampion, bordi drejtues i klubit ka vendosur për të ndërpreRë pjesëmarrjen në këtë garë.

I gjithë fokusi i klubit do të jetë në garat Europiane te Fiba-s dhe ato vendore.

Poashtu menaxhmenti i klubit ka vendosur që për edicionin e ardhshëm të konkurrojë për anëtarësim në ligën tjetër regjionale ABA LIGA.

Ne me këtë rast falënderojmë udhëheqësit e Ligës Ballkanike për mundësinë e dhënë për thyerjen e izolimit të basketbollit Kosovar si dhe ngritjen e cilësisë së Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina dhe basketbollit Kosovar në përgjithësi, shkruhet në komunikatën e Sigal Prishtinës.

Artikulli paraprak“Lojtarët e Leicester, mosmirënjohës dhe tradhtarë”
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Feronikeli-Llapi