Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të enjten më 8.12.2016, në orën 12:00 në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë, do të bëhet tërheqja e shortit për 1/8 e finales në Digitalb Kupën e Kosovës.

Kujtojmë që në raundin vijues krahas katër skuadrave që janë kualifikuar nga rrethi i katërt do të përfshihen edhe 12 skuadrat e Vala Superligës.

Ndeshjet e 1/8 së finales pritet të zhvillohen një javë para fillimit të stinorit pranveror në Vala Superligë, që është paraparë të nisë më 25 shkurt.

Artikulli paraprakEdhe Mourinho ka fshehur paratë e tij në Zelandë të Re
Artikulli tjetërZyrtare: Kthehet Gerrard te Liverpool