E pabesueshme, por e vërtetë. Stefano Pioli nuk është më trajner i Interit sepse është shkarkuar në orët e vona të së martës, shkruan Korneri.net.
Në faqën zyrtare të klubit është dhënë lajmi ku thuhet se Pioli është shkarkuar dhe për momentin Inter është pa trajner, përcjell Korneri.net.

Vendin e tij në këto xhirot e fundit të këtij edicioni shumë të dobët dhe falimentues për Interin e ka zënë ndihmës trajneri Stefano Vecchi. Ju kujtojmë se në fillim të këtij edicioni ishte shkarkuar edhe holandezi Franck De Boer, dhe vendin e tij e kishte zënë pikërisht Pioli i cili mbeti pa punë. /Korneri.net

Artikulli paraprakIntervistë me Lapidar Lladrovcin pas triumfit të Trepçës ‘89
Artikulli tjetërFIFA heton transferimin e Pogbas te Man.United