Shumë shpesh e kemi potencuar se Shend Kelmendi është një talent të cilit i duhet më shumë hapësirë dhe punë në mënyrë që të bëhet lojtar edhe më cilësor se që është në realitet. Ai talentin nuk e shfaqi sa duhet te FC Prishtina sepse nuk iu besua sa duhet nga trajneri e më shumë nga kryesia e kluit, dhe para katër ditësh vendosën ta lirojnë, shkruan Korneri.net.
Mirëpo, nëse Prishtina gaboi, këtë nuk do ta bëjnë nënkampinët e Shqipërisë dhe njëra prej skuadrave më të ëmdha shqiptare, Skënderbeu, që të enjtën mbrëma arriti marrëveshje me Shendin i cili së bashku me babain e tij Ramushin, kanë qenë prezent në ndeshjen e Europa League që Skënderbeu e fitoi 2:0 ndaj Almaty për të depërtuar në rrethin tjetër.
Siç mëson Korneri.net, Shendi do të jetë të dielën në Korçë kur edhe do t’i nis përgatitjet me klubine tij të ri, ndërsa marrëveshja me klubin shqiptar siç e morëm vesh, është kryer në parim, 2+1, ndërsa detajet tjera nuk janë bërë të ditura. /Korneri.net