Pas një mbledhjeje të gjatë të aksionerëve skuadra e Milanit ka marrë sërish një vendim tjetër të rëndësishëm duke shtyrë shitjen e klubit kuqezi për një datë të pacaktuar.

Lajmi është konfirmuar nga administratori i deleguar, Adriano Galiani i cili theksoi se Milani po punon për të gjetur një marrëveshje sa më të shpejtë, shkruan “Calciomercaro.com”.

“Nuk u verifikuan kushtet për marrëveshjen me grupin kinez të udhëhequr nga ‘Sino-Europe Sports’. ‘Fininvest’ po punon për të gjetur një marrëveshje me ‘Sino-Europe Sports’ në një kohë sa më të shkurtër. Nuk di se në çfarë pike jemi, çfarë do të ndodhë, si do të jetë e ardhmja e Milanit”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakPër herë të parë: Hajvalia – Trepça 89′, live në “Bet365”
Artikulli tjetërZidane konfirmon dëmtimin e Ronaldos