France Football ka përzgjedhur lojtarin më të mirë në botë, çmim ky që e ka dhënë për të 61 herë me radhë.

Siç dihet tashmë France Football këtë vit çmimin e lojtarit më të mirë në botë e jep ndaras nga FIFA, transmeton Koha.net.

Nga 30 kandidatët e këtij edicioni më i miri në botë është shpallur portugezi Cristiano Ronaldo, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, si dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Ai mori shumicën e votave të 173 gazetarëve nga mbarë bota, të cilët kishin të drejtë vote.

Në këtë vit nuk kanë votuar për këtë çmim trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve.

Artikulli paraprakFoto ekskluzive për “Korneri.net”: Prezenca e fundit e Mise Diminic në “Minatori”
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Roma – Milan