Skuadra spanjolle e Barcelonës ka konfirmuar se mbrojtësi Thomas Vermaelen ka marrë leje nga klubi për të udhëtuar drejt Italisë, që t’i nështrohet kontrollit mjekësor te Roma.

Tekniku i verdhekuqve, Luciano Spaletti, të premten pranoi se klubi kryeqytetas është në bisedime të avancuara me katalanasit për të transferuar 30-vjeçarin belg në Serie A. Sot, Barcelona lajmëroi zyrtarisht në “Twitter” se ish-lojtari i Arsenalit është nisur për në Romë për të kryer testet fizike dhe tashmë është anëtari më i ri i skuadrës nga kryeqyteti italian.

Artikulli paraprakDy largime nga Milan, njëri është në planët e Montella-s, por..?
Artikulli tjetërNasri në Serie A? Inter dhe Juventus hapin arkat