Pas shkarkimit të Jordanço Davitkovit, skuadra e Pejës e ka gjetur trajnerin e ri që do ti prijë ekipit në vijim të stinorit.

Pejanët çaste më parë kanë konfirmuar, se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin malazez, Dragan Radoviç i cili ditë më parë dha dorëheqje nga KB Prishtina.

”Nje sezone e veshtire, ndryshe ne shume aspekte dhe me shume çudira. Ne sot prezentojme trajnerin e katert per kete sezone, e ai eshte trajneri me pervoj dhe me trofe ne e basketbollin e Kosoves, i cili se fundmi udheheqi Prishtinen drejt trofeut te Kupes. Dragan Radovic do te jete trajneri jone i ri i cili duke i ditur te gjitha problemet tona ka vendosur qe te na bashkohet dhe ta bejme nje mbyllje sa me te sukses’shme te sezones. I urojme shume sukses dhe fat”, thuhet në njoftimin e KB Peja.

Të kujtojmë se javë më parë, Radoviç e fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën, ndërsa më parë ka udhëhequr edhe me Bashkimin e Yllin.

/AsistiOnline.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here