Nuk do të ketë largime nga Dortmundi, e më së paku ata që vlejnë. Zyrtarët e klubit të madh gjerman jo që kanë transferuar futbollistë në këto dy ditët e fundit duke u përforcuar edhe më shumë, ata kryen edhe një punë të madhe me njërin ndër talentët e mëdhenjë që ka. Christian Pulisic e vazhdoi kontratën deri me 30 qershor të vitit 2020, dhe tash klauzola e tij ngritet në më shumë se 65 milionë euro.

Për lojtarin interesimin më të madh kishte shfaq Liverpool, por tash kubi anglez duhet të bëjë llogari diku tjetër.

“Jam shumë i lumtur që arrita marrëveshje me klubin tim të zemrës. Dortmund është shtëpia ime e dytë, dhe nuk kamë menduar dy herë për ta vazhduar kontratën. Sa herë që luajmë në shtëpi kemi mbrapa 80.000 shikues, ata të cilët janë më të mirët në botë” deklaroi pas nënshkrimit të kontratës i lumturi Pulisic.

 

 

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Milan tani synon “tripletën” fantastike në merkato
Artikulli tjetërFlorent Osmani e Burhan Aliji përforcimet boom të Lirisë