Gerry Cardinale tani zbarkon edhe në Formula 1.
Me Ryan Reynolds ai bleu 24% të skuadrës Alpine, prodhuesit historik francez të makinave në pronësi të Grupit Renault.
Siç raportohet nga mediet italiane, pronari aktual i Milanit ose Gerry Cardinale, shkon në pistë me fondin e tij Redbird, i cili më pas zbret në Formula 1. Së bashku me investitorët e tjerë, ai bleu 24% të Alpine Racing Ltd nga Renault, një ekip që garon në kampionatin botëror të Formula 1, dhe zë vendin e pestë në kategorinë e kostruktorëve, përcjell Korneri.net
Shifrat e operacionit
Hyrja e Cardinale në botën e motorëve ka një arsye shumë specifike: popullaritetin në rritje të Formula 1 në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për një investim total prej rreth 200 milionësh që fondi i Gerry Cardinale ka hedhur në tavolinë së bashku me Otro Capital, ku shohim se bashkëthemeluesi është Alex Scheiner, i cili shfaqet në bordin e drejtorëve të Milanit dhe Maximum Fort Investments, e cila ndër partnerët e saj krenohet me aktorët Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, pronarë të Wrexham dhe Michael B. Jordan.

Ditë më parë i njëjti e shiti ikonën dhe flamurin e klubit, Sandro Tonalin, për 80 milionë euro, që u pa si një biznes të pastër, duke mos i interesuar aspak për klubin e madh Milan dhe historinë e tij, e cila nuk shitet për agjë në këtë botë. /Korneri.net