Pronarët e Interit, Suning Group kanë konfirmuar se Walter Sabatini nuk është më koordinator teknik.
“Suning Sports dhe Sabatini kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e hershme të kontratës së tij” thuhet në deklaratën zyrtare.
“Sabatini është larguar nga roli i koordinatorit teknik të Suning Group. Ne i urojmë atij gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në reagimin zyrtar.
Drejtori sportiv, Piero Ausilio, mbetet përgjegjësi i vetëm i zonës teknike të Interit për merkaton.