Pas bisedimeve që zgjatën për disa ditë me radhë, më në fund klubi i njohur spanjoll Valencia dhe trajneri italian Cesare Prandelli kanë arritur marrëveshje bashkupunimi. Nga sot ish përzgjedhësi i Italisë dhe ish trajneri i Fiorentinës, do të jetë në stolin e “lakuriqëve”.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2018, kurse të dielën do të jetë në Mestalla për ta shikuar ndeshjen kundër Atl.Madrid, kurse të hënën do të prezantohet para gazetarëve.