23-08-16 SAMPDORIA-DENNIS PRAET IN SEDE

Një blerje e madhe dhe e papritshme nga Sampdoria. Ylli belg i Anderlecht, Dennis Praet edhe zyrtarisht është i klubit italian që pagoj për të 10 milionë euro.

22-vjeçari i talentuar lëshoi klubin mbretëror belg dhe ndihet krenar që do të luajë në kampionatin italian Serie A, që sipas tij është ëndërr e çdo futbollisti, por tjetër që në disa kampionate tjera po shpërblehen lojtarët më shumë.

Ai do të bartë fanellën me numrin 18, dhe pritët që së paku në pjesën e dytë të luajë kundër Atalanta. Sampdoria në ndeshjen e parë shënoi fitore në udhëtim 0-1 te Empoli.

Artikulli paraprakMatuidi i Juventusit
Artikulli tjetër“Fenomeni” Ronaldo kthehet te Reali