Nesër në orën 20:45 në Dortmund do të luhet miqësorja e luksit mes Gjermanisë dhe Anglisë ku e gjithë vëmendja do të përqendrohet te Lukas Podolski i cili do t’i japë lamtumirë kombëtares gjermane.

Sulmuesi me origjinë polake do zhvillojë ndeshjen e 130 dhe të fundit me fanellën e Gjermanisë me të cilën në vitin 2014 arriti kulmin duke u shpallur Kampion Bote.

Podolski është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare pasi numëron 3 pjesëmarrje në Kupa Bote dhe 4 në Kampionate Europiane.

“1 ditë për tu shkuar! Gjatë 2016-ës kam luajtur ndeshjen time të fundit konkurruese për DFB. Dhe tani është koha ime për t’i dhënë lamtumirën e fundit! #poldi #diemannschaft”, shkroi ai

Në ndeshjen kundër Anglisë  31-vjeçari do të mbajë shiritin e kapitenit.

Kujtojmë që gjatë 13 viteve, Podolski është i treti në listën e artë të golashënuesve më të mirë në të gjithë historinë e Gjermanisë pasi ka shënuar 48 gola, ndërsa para tij renditen Gerd Mueller (68) dhe Miroslav Klose (71).

Image

Artikulli paraprakMavraj: Me shpirt e zemër në mbështetje të Kombëtares
Artikulli tjetërKrahasimi: Ja sa ka ndryshuar përbërja e Kosovës nga ndeshja ndaj Haitit