14:37, 13/04/2017
Pas 31 vitesh, Silvio Berlusconi nga sot nuk do të jetë më president i skuadrës së Milanit, pasi ka shitur zyrtarisht klubin kuqezi.

Detajet e marrëveshjes janë bërë publike pasi Milani është shitur për vlerën e përgjithshme prej 740 milionë euro, ku përfshihej edhe borxhi prej 220 milionë eurosh., shkruan “Football-Italia”.

“Fininvest sot ka finalizuar me sukses shitjen e Milanit duke marrë 99.93 për qind aksionet e klubit kuqezi. Finalizimi i sotëm i jep efekt të plotë marrëveshjes së nënshkruar nga drejtori menaxhues i Fininvest, Danilo Pellegrino, dhe David Han Li, përfaqësuesi i Rossoneri Sport Investimeve më 15 gusht të 2016-ës dhe dhe rinovuar më 24 mars të këtij viti”, thuhet në reagimin zyrtar të Milanit.
Kujtojmë që Silvio Berlusconi gjatë periudhës së tij tek Milan ka kaluar momentet më të mira në histori, duke dominuar në Itali dhe Evropë për shumë vite.

Ai për këto 31 vite ka fituar 8 tituj të Serie A, shtatë Superkupa të Italisë, pesë Liga të Kampionëve, pesë Superkupa të Evropës, dy Kupa të Botës për Klube, një Kupë Internacionale dhe një Coppa Italia.

Artikulli paraprakPresidenti më i suksesshëm në histori të futbollit largohet pas 31 viteve!
Artikulli tjetërGjyqtarët e ndeshjeve të xhiros 27-të, e Vala Superligës