Performancat e dobëta të Dion Dixonit në ndeshjet e fundit, mund ti kushtojnë me largim nga skuadra e Pejës, amerikanit në fjalë.

Pejanët tashmë kanë arritur marrëveshje me një basketbollist të ri i cili luan në pozitën e fundorit.

A.J Walton i gjatë 1.84 centimetra dhe i cili së fundmi u paraqit me skuadrën nga elita polake, ”Enea Astoria” dhe kishte mesatare prej, 11.8 pikëve, 5.8 asisteve dhe 3.6 kërcimeve.

Përpos, Astorias, Walton më parë ka luajtur edhe për skuadrat e tjera polake si: Asseco Gdynia dhe AZS Koszalin, si dhe në Sllovaki tek Iskra Sviti e në Çeki tek Kolini.

Peja sonte zyrtarizoi për trajner të ekipit, Dragan Radoviçin dhe shtoi në roster shtatëgjatin, Lis Shoshi.

/AsistiOnline.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here