Dëmtimi i rëndë që pësoi Marko Pjaca në miqësoren Estoni-Kroaci ka vënë në lëvizje klubin e Juventusit.
Kroati ditën e sotme është operuar në gjurin e djathtë, ndërsa “Zonja e Vjetër” ka konfirmuar se lojtarit do t’i duhen rreth 6 muaj kohë që të rikthehet në stërvitje, shkruan “Calciomercato.it”, transmeton SYRI.net.
“Sot Marko Pjaca i është nënshtruar një operacioni në gjurin e tij të djathtë për të rikuperuar këputjen e ligamentit dhe meniskut anësor. Operacioni u krye nga Prof. Mariani dhe asistenti Dr. Claudio Rigo. Lojtari doli me sukses nga operacioni dhe do të fillojë periudhën rehabilituese. Marko Pjaca është programuar të rikthehet pas 6 muajsh”, thuhet në reagimin zyrtar të Juventusit.