Sulmuesi Paulo Dybala është në qendër të vëmendjes dhe çdo ditë vijnë lajme kontradiktore rreth të ardhmes së tij.

Tashmë është agjenti i argjentinasit, Pierpaolo Triulzi i cili përgënjeshtroi të gjitha zërat që qarkullojnë në media të cilat po përflasin një transferim të mundshëm drejt Real Madrid.

“Dybala do të qëndrojë në Torino. Nuk ka asnjë dyshim, marrëveshja do të kryhet. Në media po qarkullojnë lajme të pavërteta nuk ka ofera as nga Barcelona as nga Real Madrid”, ka thënë ai.
Me kontratën e re të propozuar Dybala do të përfitojë 2.5 milionë euro më shumë sesa ekzistuesja por përsëri kjo shumë financiare është konsideruar jo e lartë krahasuar me ofertat e majme që ka marrë nga Spanja ku Barcelona apo Real Madrid kërkojnë me çdo kusht shërbimet e tij.

Artikulli paraprakMilan në bisedime për sulmuesin Keita
Artikulli tjetërFlamurtari blen ish sulmuesin e kombëtares italiane