Golden Eagle Ylli ka arritur të zyrtarizojë edhe basketbollistin e katërt të huaj për këtë edicion. Skuadra nga Thernada, sapo ka zyrtarizuar amerikaniun Marvin Smith, i cili vjen nga NCAA.
Smith para se të vendosë të transferohet te Ylli, ishte te UNC Greensboro, ku pati 12.29 pikë për ndeshje.
Ai është përforcimi i katërt i huaj për Yllin, pas Harmon Besccik e Sekelija.