Shpresonin tifozët e Barcelonës se Federata e Spanjës e Futbollit do të mund të pengonte apo ndalonte transferimin e Neymar te PSG, duke gjetur një mundësi të vogël apo një ligj të pashkruar se kinse i tejkalon të gjitha parametrat e (fair-play financiar), mirëpo transferimi i shekullit ndodhi, shkruan Korneri.net.

Neym,ar edhe zyrtarisht është anëtari më i ri i Paris SG, dhe lajmin tashmë e kanë konfirmuar të dyja kubet dhe të dyja shtetet. Pa dyshim se La Liga mbeti pa një yll të madh apo futbollistin e tretë më të mirë në botë pas Messi dhe Ronaldos, e nga ana tjetër Parisi dhe Ligue1 tashmë janë pasuruar me një tjetër yll të madh botëror.
222 milionë euro është paguar klauzola për brazilianin i cili do të nënshkruar kontratë deri me 30 qershor 2022. /Korneri.net

Artikulli paraprakShkëndija e Tetovës shkëlqeu në ndeshjen e kthimit, shkatërroi kundërshtarin
Artikulli tjetërMilan kënaqi me rezultat më shumë se 70.000 shikues në San Siro