Kreshnik Nebihu edhe zyrtarisht të enjten është larguar nga skuadra e Gjilanit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Që nga sot merr fund bashkëpunimi me klubin e Gjilanit. Falënderoj klubin, stafin dhe bashkëlojtarët për kohën sa isha pjesë e tyre, por falënderoj edhe tifozët ‘Skifterat’ për mbështetjen dhe ju uroj suksese në vazhdim të kampionatit”, ka shkruar Nebihu.

Artikulli paraprakEdhe një yll i Chelsea, përfundon në kampionatin kinez
Artikulli tjetërSkuadrat kosovare vazhdojnë të luftojnë për të siguruar një vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike