Tani është lajm zurtar, Diawara shkon te Napoli dhe në orët e ardhshme do të kryejë vizitat mjekësore, për të firmosur më pas kontratën me ekipin e drejtuar nga Maurizio Sarri. Bologna do të marrë 15 milionë euro, plus disa bonuse të lidhura me përfaqësimin e futbollistit.

Aurelio De Laurentiis ka mposhtur konkurrencën e disa klubeve në Premier League dhe të dy ekipeve italiane Roma dhe Milan, që ishin interesuar prej kohësh për mesfushorin 19-vjeçar, një nga zbulimet e sezonit të kaluar në Serie A.

Artikulli paraprak“Valencia mbrojtësi më i mirë i djathtë në botë”
Artikulli tjetërProtestojnë tifozët! Duan largimin e Gallianit