Nuk vonoi shumë dhe Vincenzo Montella pas bisedave të shkurtëra e ka vazhduar kontratën edhe zyrtarisht deri në vitin 2019.
Trajneri i rosonerëve i cili tashmë ka buxhet më të pasur dhe drejtpërdrejtë ndikon edhe te projekti serioz në të ardhmen, ai vendosi që të nënshkruante kontratë të re, por e cila kishte përlqimine plotë edhe të zyrytarëve të klubit, shkruan Korneri.net.

“Jam shumë krenar dhe i kënaqur që vazhdova aventurën me Milano, sepse tash kemi një project të ri dhe shumë ambicioz që do ta kalojmë së bashku”, deklaroi Montella që është jashtëzakonisht i kënaqur me planet që ka klubi për edicionin e ri. /Korneri.net

Artikulli paraprakWenger edhe dy vjet te Arsenali
Artikulli tjetërEbay i lëshon në shitje fanellat e Juventusit (tripleta)!!!