Milani e ka shkarkuar zyryarisht trajnerin Vincenzo Montela. Njoftimin zyrtar klubi kuqezi e ka bërë në Twitter, ku konfirmon gjithashtu se skuadra do t’i besohet Genaro Gattusos, deri tani trajner i të rinjve të Milanit.

Montela paguan kështu vendin e 7-të në klasifikim, me 20 pikë të marra në 14 javë, 6 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.

Vincenzo Montela kishte kohë që rrezikonte shkarkimin, pas rezultateve të dobëta. Tashmë duket se durimi ka sosur dhe Montela ia lë vendin Gattusos.

Artikulli paraprakHiguain bëhet problem i madh për Allegrin para ndeshjes ndoshta vendimtare
Artikulli tjetërMontella “Kurbani” i parë i Milanos kineze, ndërsa te Berlusconi…