Çmenduritë e skuadrave kineze për të blerë lojtarë të mëdhenj po vijnë drejt fundit pasi Federata Kineze e Futbollit ka marrë masat e para parandaluese.

Për të ndalur blerjet e mëdha me kosto të lartë financiare është aprovuar një rregull i ri: vetëm 3 të huaj në fushë dhe 5 në total, duke përfshirë lojtarët e stolit.

Gjithashtu do të jenë detyrimisht dy lojtarë kinezë U-23 në skuadër në çdo ndeshje dhe njëri prej tyre duhet të luajë titullar.

Kujtojmë që gjatë kësaj merkatoje dimërore skuadrat kineze kanë qenë një shqetësim i madh për klubet e mëdha europaine të cilat janë detyruar të përballojë ofertat ‘faraonike’ ndaj lojtarëve më të mirë në botë.

Tevez, Oscar dhe Obi Mikel janë ‘yjet’ që së fundmi janë transferuar në Kinë kjo falë pagave stratosferike.

Artikulli paraprakVöller: Chicharito nuk largohet
Artikulli tjetërSi është e mundur që të mos ndëshkohet me të kuq Pogba?