Mbrojtësi i krahut i skuadrës belge Muscron, Mërgim Vojvoda është ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaki, për ndeshjen kualifikuese ndaj Turqisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Rusi 2018”.
Vojvoda pritet të jetë alternativë e Fanol Perdedaj, i cili ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, Munchen 1860 dhe ende nuk dihet a do të mund të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Vojvoda në të kaluarën ishte pjesë e ekipit shpresa të Shqipërisë.