Kroacia humbi 3:0 në miqësoren e djeshme nga Estonia, kombëtare e cila është shumë poshtë e renditur nga UEFA dhe FIFA, por përpos disfatës, kroatët u tronditën nga lëndimi i Marko Pjacas, i cili e ka mbyllur komplet këtë sezonë.

Sipas mediave italiane të afërta me Juventusin, Pjaca ka lënduar rënd ligamentet e gjurit, kështu që këtë edicion nuk do të jetë në gjendje ti ndihmojë ekipit të drejtuar nga Allegri në luftën e tyre në të tre frontet, Serie A, Copa Italia dhe Champions League.

Pasi morën lajmin nga mjekët për lëndimin e rënd të Pjacas, shumë bashkëlojtar të tij te Juventus dhe kombëtarja e Kroacisë i kanë dërguar mesazhe mbështetëse dhe inkurajuese.

Artikulli paraprak“Bomba” e ditës: Milan nis kontaktet me yllin e Bayern Munchen?
Artikulli tjetërVajzat e Dritës edhe zyrtarisht fituese të Kupës së Kosovës në volejboll