Flitej prej disa javësh por tashmë çdo gjë është zyrtare. Marco Rose do të jetë trajneri i ri i Borussias së Dortmundit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. 44-vjeçari gjerman i cili drejton Borussia Monchengladbach që nga vera e vitit 2019-të ka vendosur të paguajë një klauzolë prej 5 milionë eurosh që ekziston në kontratën e tij me klubin nga Borussia Park për të dalë një trajner i lirë në fund të këtij sezoni dhe për t’u emëruar si timonieri i ri i verdhezinjëve. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë drejtori sportiv i Borussia Monchengladbach Max Eberl i cili në një intervistë u ka dhënë fund të gjitha thashethemeve duke konfirmuar ato që ka kanë shkruar gjatë kësaj periudhe dy gazetat më prestigjoze gjermane Kicker dhe Bild.

“Ne kemi pasur shumë diskutime për të ardhmen e Marco në javët e fundit. Fatkeqësisht ai ka vendosur të aktivizojë një klauzolë në kontratën e tij dhe të transferohet te Borussia Dortmund gjatë verës”, është shprehur Eberl.

Drejtuesit më të lartë të Dortmundit  shefi ekzekutiv Hans Joachim-Watkze dhe drejtori sportiv Michael Zorc kanë vlerësuar punën e shkëlqyer që ka bërë Rose në këto dy vite me Gladbach, me ish-lojtarin e Mainz që e ka kualifikuar edhe në 16-të më të mirat e Europës në Champions League skuadrën nga Borussia Park. Ky sezon nuk po shkon aspak mirë ndërkohë për Borussian e Dortmundit që e nisi me Lucien Favre, dhe aktualisht ka në stolin Edin Terzic me të cilin verdhezinjtë kanë marrë vetëm 4 fitore në 10 ndeshje dhe aktualisht pozicionohen në vendin e 6-të të Bundesligas.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here