AC Milan njofton se ka siguruar të drejtën për performancën sportive të futbollistit Mario Mandžukić.

Sulmuesi kroat ka nënshkruar një kontratë me klubin Rossoner deri në fund të sezonit, me opsionin për ta zgjatur atë për sezonin pasardhës, përcjell Korneri.net

Lindur në Slavonski Brod (Kroaci) më 21 maj 1986, Mario Mandžukić veshi fanellat e NK Marsonia, NK Zagreb dhe GNK Dinamo Zagreb. Në verën e vitit 2010 ai u transferua në Gjermani, së pari në VfL Wolfsburg (60 paraqitje dhe 20 gola) dhe më pas në Bayern Munchen (88 ndeshje dhe 48 gola). Në 2014/15 me Atletico Madrid, ai shënoi 20 gola në 43 ndeshje, para se të transferohej në Juventus me të cilin bëri 162 paraqitje dhe 44 gola. Në janar 2020 ai u transferua në Al-Duhail, me të cilin luajti 7 ndeshje duke shënuar 1 gol.

Mandžukić ka fituar 24 trofe me ekipe, duke përfshirë 1 Champions League, 1 Super Kupë Evropiane, 1 Kupë Botërore Klubesh, 9 Kampionate dhe 12 Kupa Kombëtare dhe Super Kupa. Me 33 gola në 89 paraqitje, ai është shënuesi i dytë i të gjitha kohërave me kombëtaren kroate.

Mario Mandžukić do të veshë fanellën me numrin 9 te Milan. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here