Lazio ka zyrtarizuar këtë të hënë zgjatjen e bashkëpunimit me futbollistin brazilian Luis Felipe deri në vitin 2022. Lajmi u bë publik nga klubi bardhekaltër nëpërmjet një postimi në Twitter. Mbrojtësi 20-vjeçar, që vjen pas huazimit nga Salernitana, është aktivizuar në vetëm 11 ndeshje gjatë këtij sezoni në Serinë A, por që kanë mjaftuar për drejtuesit e klubit kryeqytetas për t’i ofruar një kontratë për katër vitet e ardhshme.
/Supersport.al