Skuadra e Llapit përfocohet sërish, por këtë herë jo nga Kosova, por nga skuadrat evropiane. Fjala është për futbollistin Lumbardh Salihu i cili u largua nga Austrina apo më saktë nga skuadra SV Schëechat për t’iu bashkuar Llapit.

Futbollisti vjen falë kryesisë e sidomos trajnerit që ishte i angazhuar për ta sjellur në skuadrën e Llapit me misionin “Nga Evropa në Kosovë te LLAPI”, shkruan klubi në fazen zyrtare në facebook.

Salihu i lindur në Gjilan, është 24-vjeçar dhe luan si mesfushorë ofanziv. Më herët luajti te RL Ost ku shënoi 6 gola, pastaj Ëiener Stadtliga poashtu duke realizuar 6 gola, Kärntner  2 gola etj.

Me këtë përforcim mjaft cilësor skuadra e Llapit, po i paralajmëron skuadrat tjera rivale se sivjet Llapi do jetë ‘arrë e fortë’ për secilin që takohen.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Milan – Napoli
Artikulli tjetërFiorentina po fluturon