Edhe një lajm ekskluziv po ju u sjellim në këto orë të vona.
Liridon Leci ka nënshkruar për skuadrën më të përforcuar në Kosovë, FC Drita, shkruan Korneri.net.
Zyrtarët e klubit e bënë të ditur se kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë pas disa ditë bisedimesh, prej se Leci vendosi të largohet nga Prishtina.
Edhe ai si shumica e lojtarëve tjerë ka nënshkruar për një vit me klubin gjilanas që synim kryesor e ka titullin e kampionit. /Korneri.net