Leo Messi është fituesi i çmimit “goli më i bukur i vitit”, që do të jepet sonte në “Gala”-në e UEFA-s. Edhe pse grupi i gazetarëve dhe trajnerëve, në votimin e bërë për “lojtarin më të mirë të vitit” nuk e ka përfshirë atë në mesin e tre finalistëve, ylli i Barcelonës do ta shohë emrin e tij të gdhendur në një trofe tjetër, sepse fansat kanë menduar ndryshe me votimin që kanë bërë në rubrikën përkatëse të faqes së UEFA-s.

Ata e kanë vlerësuar golin e Leo Messit ndaj Romës si më të mirin e vitit. Messi ka marrë 34 për qind të votave me golin e realizuar në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, ndaj Romës, e luajtur në “Camp Nou”. Në vend të dytë është një portugez, Ricardinho, me golin e realizuar në “Futsal”. Ai ka marrë 13 për qind të votave. Shaqiri, Saul dhe futbollisti Abily kanë marrë 11 për qind të votave, ndërsa Hamsik 8 për qind, falë golit të tij kundër Rusisë, në Kampionatin Europian.

Artikulli paraprakZyrtare: UEFA zgjedh pritjen e vitit [VIDEO]
Artikulli tjetërJa golat dhe asistimet e Valon Berishës, përforcimit më të ri të Kosovës [VIDEO]